KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier: Pezullohen kryeinspektori dhe inspektori i IMT-së Roskovec për leje ndërtimi të paligjshme

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka kërkuar dhe arritur pezullimin nga detyra të kryeinspektorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Roskovec, Enea Çepele, dhe inspektorit Sali Musta, Ndaj tyre është caktuar masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD SOA”

Hetimet e Prokurorisë, në kuadër të procedimit penal nr.1418, kanë evidentuar se zyrtarët në fjalë kanë qenë në dijeni dhe kanë lejuar ndërtimin e një objekti pa leje në fshatin Suk-1, Njësia Administrative Strum, në një sipërfaqe prej 320 m² tokë bujqësore të shfrytëzuar për qëllime ekonomike. Ndërtimi është kryer pa lejen e organeve kompetente.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Procedimi penal lidhet me një ngjarje të ndodhur më 14 shtator 2024, ku gjatë punimeve në këtë ndërtim të paligjshëm, shtetasi S.B. humbi jetën. Në lidhje me këtë ngjarje, shtetasi Eduart Kodheli, për të cilin dyshohet se ka porositur ndërtimin, ndodhet në masën e sigurimit “Arrest në burg” dhe po hetohet për disa vepra penale, përfshirë “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Prokuroria ka konfirmuar se Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Roskovec ka qenë në dijeni të ndërtimeve të paligjshme dhe nuk ka ndërmarrë masat për parandalimin e tyre. Hetimet mbi këtë çështje vazhdojnë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Njoftimi:

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier u pezulluan nga detyra shtetasit në hetim, E.Ç, me detyrë Kryeinspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Roskovec, si dhe shtetasi S.M. me detyrë Inspektor pranë IMT-së Bashkia Bashkisë Roskovec. Ndaj tyre u caktua edhe masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Nga hetimet e kryera nga kjo prokurori, në kuadër të procedimit penal nr.1418, datë 16.09.2024, për veprat penale të dyshuara “Shkelja e rregullave te mbrojtjes në punë”, “Shpërdorimi i tokës”,“Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 289 pg.1 199, 199/a pg.4 dhe 248-25 i K.Penal, rezultoi se shtetasit e mësipërm kanë qenë në dihjeni të kryerjes së ndërtimeve të paligjshme.

Procedimi penal i mësipërm lidhet me ngjarjen e datës 14.09.2024, ku në fshatin Suk-1, Njësia Administrative Strum, Bashkia Roskovec, ka humbur jetën shtetasi S.B., gjatë kohës që ai kryente punime për llogari të shtetasit E.D. Ndaj shtetasit E.D, u caktua më parë masa e sigurimit “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave te mbrojtjes në punë”, “Shpërdorimi i tokës”. Krahas këtyre veprave, në dinamikë të hetimit u provua se shtetasi E.D, ka kryer ndërtim pa lejen e organeve kompetente. Për këtë fakt të evidentuar është regjistruar ndaj tij si person nën hetim dhe vepra penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a pg.4.

Prokuroria gjithashtu, ka arritur të evidentojë faktin se Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Roskovec, ka qënë në dijeni dhe ka lejuar kryerjen e punimeve pa leje, në një sipërfaqe rreth 320 m2, mbi tokë bujqësore, për qëllime ekonomike dhe pa lejen e organeve kompetente, në këtë rast Bashkia Roskovec.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button