Fier – Plagosje me armë zjarri në Dërmënas, babë e bir shpallen në kërkim

Fier-Të shtëna me armë zjarri raportohen në fshatin Sulaj të Fierit.
Një grua e identifikuar si Suzana Merrnica ka mbetur e plagosur ndërsa janë identifikuar 2 autorët, babë e bir- Afrim dhe Ali Cimili.
Gruaja po lëvizte me me motor me djalin e saj kur autorët të shpallur në kërkim i kanë dalë para dhe kanë qëlluar.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, ku një grua ka mbetur e plagosur nga të shtënat me armë zjarri.
Viktima është shtetasja S. M., e cila është plagosur në rrethana ende të paqarta. Nga hetimet paraprake të Policisë, dyshohet se autorët e ngjarjes janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.
Menjëherë pas ngjarjes, forcat e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit, si dhe në akset kryesore Fier–Vlorë dhe Fier–Lushnjë, ndërkohë që po vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e prokurorit po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, si dhe për sigurimin e provave që do të çojnë në lokalizimin dhe ndalimin e të dyshuarve.
Hetimet vijojnë.