AKTUALITETKRONIKË

FIER/ Polici u vra se po kryente detyrën! Ndali Mërnicën teksa ecte me shpejtësi! Autori e pranon: E qëllova në kokë nga pas! S’jam bërë pishman


FIER- Efektivi i Shqiponjave, Novruz Cenalia u vra sepse po kryente detyrën që të ngarkon uniforma edhe pse ende nuk e kishte marrë shërbimin. Kjo zbulohet nga deshmia e plotë që Azgan Mërnica ka dhënë për grupin hetimor. 

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Atë mesditë si çdo ditë efektivi Cenalia kishte dalë nga shtëpia në fshatin Baltëz, ishte veshur me uniformë dhe po shkonte me makinë për të marrë detyrën kur në rrugicë ka parë Azgan Mërnicën që po ngiste makinën me shpejtësi dhe i ka bërë me dorë të ndalonte.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Unë isha duke ikur me makinë nga qyteti në fshat. Kisha marrë makinën e dajës dhe do të çoja edhe nënën te daja. Isha shpejt dhe ndërkohë shkëmbehen me makinë me policin i cili shkonte nga fshati në qytet dhe pothuajse sa nuk u përplasa me të. Ai më bëri me shenjë ndalo. Kam zbritur nga makina, ka zbritur edhe ai nga makina, aty kemi bërë llafe. “Ku shkon ti me këtë shpejtësi?” Kur më bëri me dorë polici, mendova se më shau dhe u nxeha. Në momentin që ai u kthye të hipte në makinë, unë nxora pistoletën nga çanta dhe e qëllova në kokë nga pas”

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Më pas 23 vjeçari ka treguar se ka shkuar tek banesa e dajës ku ka lënë makinën dhe është larguar për tu fshehur në pyll. 

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Pastaj shkova te daja, lashtë makinën atje. Dhe pastaj kam ecur nëpër fusha në këmbë, nëpër disa kanale. Kam qëndruar në këto kanale, duke lëvizur nëpër kanale për 48 orë.

Mbrëmjen e 15 majit kur ishte kthyer tek banesa e dajës, familjarët kanë nisur negociatat duke i kërkuar të dorëzohej pasi kishin frikë se mos do të ekzekutonte RENEA 

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Në momentin që e shikoja që s’kisha ku shkoja dhe po më hahej dhe bukë se kishte 2 ditë pa bukë, shkova te shtëpia e dajës, dhe ata kishin njoftuar ndërkohë policinë se kishin hall se do më vriste RENEA, erdhën më mori një polic shefi i krimeve të Fierit dhe vajta në drejtori”

Para policisë 23 vjeçari nuk ka shfaqur asnjë pendesë për ekzekutimin me plumb në kokë të efektivit 28 vjeçar.

Nuk jam bërë pishman për çfarë kam bërë” mësohet të ketë thënë Mërnica.

Familjarët u kujdesën mbrëmjen e 15 majit të dokumentojnë vetëdorëzimi i tij nga fshati Dermenas ndërsa në video zërat duan ti japin mbështetje.

Si u vra efektivi i ‘Shqiponjave’?

Mesditën e 13 majit 2024 Azgan Mërnica po lëvizte me makinën e tij tip “Audi” ngjyrë blu bashkë me nënën, kur u shkëmbye me makinë me policin 28-vjeçar të “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, në fshatin Baltëz të Fierit. Mjaftoi një debat që zgjati pak sekonda që të nxjerr armën dhe ta qëllojë me një plumb në kokë  duke e lënë të vdekur në vend. Menjëherë u nis me makinë, të cilën e la bashkë me nënën në shtëpinë e dajës dhe mori arratinë. 

RENEA 48 orë në kembë
Për 48 orë Azgan Mërnica u kërkua me qindra forca policie prej momentin që u bë vrasës. RENEA nuk la vend lëvizur në Sulaj dhe fshatërat përreth, por nuk e gjeti. Forca elitë, në orët e fundit kishte marrë urdhër të prerë për kapjen me çdo kusht të atij që vrau një polic, gjallë apo vdekur. Ky ultimatum dhe presion ndaj familjarëve mendohet se detyrua atë t’i dorëzohet policisë në orët e vona të 15 majit. Burime nga blutë thonë se në orët e fundit para vetëdorëzimit, rol kyç mendohet se ka dhënë dhe babai i tij.

Related Articles

Back to top button