KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Policia Arreston Disa Persona për Vepra të Ndryshme Penale

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

VOTO SONDAZHIN DUKE KLIKUAR TABELËN POSHT 👇

•Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin R. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), automjetin e një 45-vjeçareje. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua mjeti prerës, me të cilin dëmtoi automjetin.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

•Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin F. Y., 61 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës, vëllanë e tij.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

•Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi iu gjetën dhe iu sekuestruan disa doza Cannabisi.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

•Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 33 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. B., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore, duke iu dhënë 2000 lekë, për t’iu shmangur masës administrative për një shkelje rrugore.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

•Specialistët e Seksionit të Krimit Kibernetik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. A., 32 vjeç, banues në fshatin Fratar, pasi dyshohet se ka kanosur në rrjete sociale, një 26-vjeçar.

•Në Komisariatin e Policisë Fier, ka kallëzuar shtetasja S. M., se një shtetas ka hyrë për të vjedhur në banesën e saj, por është larguar pa marrë gjë, pasi është konstatuar nga kjo shtetase. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button