Fier/ Policia arreston një 32-vjeçar që theu “arrestin në shtëpi”, procedohen dy shtetas të tjerë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. T., 32 vjeç, banues në fshatin Radostinë, Fier, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur ndaj tij.
Ndërkohë, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin F. D., 41 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit fizik ndaj tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi e dyshuar lënde narkotike kanabis.
Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për një shtetas të mitur 16-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi dhe pa targa.
Materialet procedurale për të tre rastet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme procedurale.




