KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Policia dhe RENEA zhvillojnë operacion për kanosjen e një gjyqtari.

Policia e Fierit ka ndërmarrë veprime intensive hetimore dhe operacionale pas kallëzimit të një gjyqtari të Gjykatës së Fierit për kanosje, ngjarje e ndodhur më 12 shkurt 2025.

VOTO SONDAZHIN DUKE KLIKUAR TABELËN POSHT 👇

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Fierit, forcat policore dhe ato speciale “RENEA” kryen kontrolle në disa banesa, ambiente dhe automjete në pronësi të shtetasit A. I., 55 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh”. Gjatë operacionit u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, një palë targa të huaja, një jelek multifunksional si i Policisë, dy pajisje DVR, gjashtë celularë dhe dokumente zyrtarë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ndërkohë, disa persona të lidhur me të dyshuarin janë shoqëruar në ambientet e Policisë për hetime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

55-vjeçari është shpallur në kërkim dhe akuzohet për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Policia e Fierit vijon kontrollet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Polisicë Fier:

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Veprime intensive hetimore dhe policore, mbi rastin e kanosjes së një gjyqtari të Gjykatës së Fierit, të kallëzuar prej gjyqtarit, në Prokurorinë e Fierit, më datë 17.02.2025.

Kryhen kontrolle në ambiente dhe automjete, në pronësi të shtetasit të shpallur në kërkim si autor i këtij rasti.

Gjenden dhe sekuestrohen: 1 armë zjarri pistoletë, 1 palë targa të huaja, jelek multifuksional si i Policisë, 2 pajisje DVR, 6 celularë dhe dokumenta zyrtarë.

Në vijim të veprimeve, shoqërohen në ambientet e Policisë, disa shtetas (me lidhje me shtetasin e shpallur në kërkim).

Në zbatim të vendimit të datës 19.02.2025, të Gjykatës së Fierit, Policia e Fierit dhe “RENEA” kanë kryer kontrolle në banesa, ambiente dhe automjete, në pronësi të shtetasit A. I., 55 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh”, i cili është kallëzuar në Prokurorinë e Fierit, nga një gjyqtar i Gjykatës së Fierit, për kanosje të kryer më datë 12.02.2025.

55-vjeçari është shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Me qëllim hetimin e plotë të rastit, Policia ka sekuestruar sende që do t’i shërbejnë hetimit, si dhe ka shoqëruar shtetas të lidhur me shtetasin A. I..

Policia e Fierit informon se po kryhen kontrolle intensive për kapjen e 55-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të tij, për këtë rast që ka cenuar për shkak të detyrës, një anëtar të Gjykatës së Fierit

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button