KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Policia godet disa raste të veprimtarive të paligjshme në qark. 3 të arrestuar dhe 2 të proceduar.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka vijuar veprimet për parandalimin dhe goditjen e veprave penale në territorin e saj, duke evidentuar disa raste të veçanta në Fier, Lushnjë, Patos dhe Divjakë.

Reklama në FieriWeb

🔹 Lëndë narkotike – procedohen penalisht dy të rinj

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve A. T., 24 vjeç, banues në Lushnjë dhe R. S., 25 vjeç, banues në fshatin Radostinë. Gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, u gjetën dhe sekuestruan doza Cannabisi dhe Kokaine.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

🔹 Dhunë në familje – arrestohet një 30-vjeçar në Patos

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Patos, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

🔹 Vjedhje dhe armëmbajtje pa leje – arrestohet një 54-vjeçar në Dushk

Në Lushnjë, u arrestua në flagrancë shtetasi J. Ll., 54 vjeç, banues në fshatin Dushk, pasi dyshohet se ka vjedhur pajisje në dy banesa të këtij fshati. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti disa nga pajisjet e vjedhura, si dhe disa fishekë arme gjahu.

🔹 Dhunë në familje – procedohet penalisht 41-vjeçari në Divjakë

Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori për shtetasin M. T., 41 vjeç, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 15-vjeçare.

🔹 Drejtim mjeti pa leje – procedim penal për 17-vjeçarin

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori për një 17-vjeçar që u kap duke drejtuar automjet pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button