Fier – Policia kryen disa arrestime dhe procedime penale

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka njoftuar sot për një sërë arrestimesh dhe procedimesh të kryera nga strukturat e saj në Fier dhe Mallakastër.
Kanosi bashkëshorten me armë gjahu – arrestohet 49-vjeçari
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 49 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur bashkëshorten duke përdorur armën e gjahut në pronësi të babait.
Gjatë kontrollit të banesës, policia gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi fishekësh luftarak.
Tre arrestime në qarkullimin rrugor
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
– B. B., 50 vjeç, dhe F. Gj., 43 vjeç, të dy banues në Fier, të kapur duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit;
– I. V., 28 vjeç, banues në Ballsh, i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi.
Procedim në gjendje të lirë në Mallakastër
Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Mallakastër referuan materialet në Prokurori për shtetasin H. P., 69 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka prishur murin rrethues të një 48-vjeçari, në fshatin Kremenar.
Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë.
Materialet iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.




