KRONIKËSTAR CHANNEL
Fier – Policia referon dhe arreston disa shtetas për vepra të ndryshme penale në Fier, Lushnjë, Mallakastër dhe Divjakë

Drejtoria Vendore e Policisë Fier vijon punën për garantimin e rendit dhe zbatimin e ligjit, ku gjatë orëve të fundit janë arrestuar dhe proceduar penalisht disa shtetas për vepra të ndryshme penale.
Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
- U arrestua në flagrancë shtetasi K. M., 42 vjeç, banues në Levan, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
- U referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, pas një aksidenti rrugor me shtetasin H. K., 32 vjeç, ku të dy drejtuesit pësuan dëmtime të lehta dhe morën ndihmë mjekësore.
Në Lushnjë, specialistët për Hetimin e Krimeve referuan në Prokurori procedime për:
- E. S., 38 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se nuk ka paguar çmimin e automjetit të blerë.
- A. P., 34 vjeç, banues në fshatin Stan Karbunarë, për dëmtim të disa rrënjëve ulliri të një shtetasi tjetër, si pasojë e një zjarri të ndezur për djegie mbeturinash.
- L. B., 48 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Në Mallakastër:
- U arrestua në flagrancë shtetasi Sh. Sh., 45 vjeç, banues në Kash, dhe u procedua penalisht shtetasja K. Sh., 43 vjeçe, pasi u kapën duke vjedhur në një subjekt.
- U procedua penalisht shtetasi K. Xh., 30 vjeç, pasi në mungesë të tij si roje në një magazinë, aty ra zjarr dhe u dogjën 12 pajisje.
Në Divjakë:
- U procedua penalisht shtetasi M. T., 42 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka shkelur vendimin e gjykatës duke shkuar te banesa ku jeton djali i tij, ndaj të cilit ekziston urdhër mbrojtjeje.
- Po ashtu, u procedua shtetasi H. B., 46 vjeç, për ndërtim të paligjshëm.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.




