KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Policia referon dhjetëra raste në Prokurori: Nga shpërndarja e drogës tek aksidente dhe mashtrime

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka referuar në Prokurori disa raste të veprave penale të zbuluara gjatë kontrolleve të fundit në qarkun Fier.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

🔹 Shpërndarje droge me të mitur

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë shpallur në kërkim 20-vjeçarin K. M., banues në Roskovec, i cili dyshohet se ka nxitur një 17-vjeçar të përdorë dhe shpërndajë lëndë narkotike të llojit cannabis sativa. I mituri u kap me rreth 30 doza droge dhe një shumë parash, të dyshuara si të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Ndaj të miturit ka nisur procedim penal.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

🔹 Mashtrim online

Reklama në FieriWeb

Një 32-vjeçar nga Fratari, Mallakastër, me inicialet E. M., dyshohet se ka përfituar një shumë parash përmes mashtrimit në rrjetet sociale, ndaj një 37-vjeçari. Edhe për këtë rast është nisur procedim penal.

🔹 Aksidente dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur

Sektori i Qarkullimit Rrugor ka arrestuar në flagrancë disa drejtues automjetesh që u konstatuan në gjendje të dehur:

  • I. S., 29 vjeç, nga Lushnja
  • E. S., 45 vjeç, nga Tirana
  • A. K., 26 vjeç, nga Fieri
  • A. I., 30 vjeç, nga Skrapari

Gjithashtu, në Fiershegan, Lushnjë, një 32-vjeçar me inicialet N. H. përplasi me automjetin e tij një 69-vjeçar, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në Shtyllas, Fier, ndodhi një përplasje mes një motomjeti dhe një automjeti, ku mbetën të lënduar dy drejtuesit, G. Ç., 26 vjeç, dhe M. Ç., 48 vjeç, të cilët pasi morën ndihmë mjekësore u larguan në banesë.

Në fshatin Rupaj, Fier, 36-vjeçari S. K. u përplas me një motomjet, ku drejtuesi i këtij të fundit, 66-vjeçari R. Q., rezultoi se drejtonte pa leje drejtimi dhe nën efektin e alkoolit. Ai ndodhet në spital, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë.

🔹 Kanosje dhe përvetësim mjeti në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka referuar materialet në Prokurori për 36-vjeçaren M. B., banuese në Tiranë, e cila akuzohet se ka kanosur me thirrje telefonike një 18-vjeçare. Ndërkohë, 25-vjeçari D. B., nga Lushnja, akuzohet se ka marrë automjetin e një shtetaseje dhe nuk ia ka kthyer më.

Të gjitha materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme hetimore.

Related Articles

Back to top button