KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Policia referon disa ngjarje penale në Prokurori, ndalohet një person në kërkim dhe procedohen disa të tjerë për vepra të ndryshme

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka bërë me dije disa zhvillime të fundit nga strukturat e saj në qytetet Fier, Lushnjë dhe Divjakë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

✅ Ndalim në PKK Rinas

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme kanë ndaluar shtetasin A. Ç., 42 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim. Gjykata e Fierit i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Ai u kap në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, në hyrje të territorit shqiptar.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

✅ Procedime për shkelje në subjekte tregtare në Divjakë

Reklama në FieriWeb

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal ndaj katër shtetasve: R. O., 24 vjeç, O. D., 35 vjeç, E. Sh., 24 vjeçe dhe N. M., 48 vjeçe, të cilët ushtronin aktivitet tregtar në plazhin e Divjakës pa kasë fiskale.

✅ Zjarrvënie dhe dhunë në familje në Lushnjë

Policia ka nisur procedim penal për tre shtetas në Lushnjë:

  • K. B., banues në Karbunarë e Madhe, për ndezjen e një zjarri që ka dëmtuar një sipërfaqe toke.
  • S. Ll., banues në fshatin Rrupaj, për dëmtimin e veshjes së disa serave nga zjarri që ka ndezur.
  • B. Sh., 22 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për ushtrim dhune ndaj babait të tij.

✅ Dhuna në familje në Divjakë

Policia e Divjakës ka proceduar penalisht shtetasen L. L., 60 vjeçe, e dyshuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së djalit të saj.

✅ Rast i dyshuar vetëvrasjeje në Roskovec

Në fshatin Ngjeqar, dyshohet se është vetëvarur në banesën e saj shtetasja E. A., 31 vjeçe. Ajo u transportua në spital, por fatkeqësisht humbi jetën. Grupi hetimor po punon nën drejtimin e Prokurorisë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

✅ Denoncim për person të zhdukur në Fier

Një 29-vjeçar ka kallëzuar në polici largimin nga banesa të babait të tij, shtetasit K. H., 65 vjeç, që prej datës 19 qershor. Policia ka nisur kërkimet për lokalizimin e tij.

Materialet për të gjitha rastet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button