AKTUALITETKRONIKË

Fier – Policia Rrugore arreston një drejtues mjeti në gjendje të dehur, procedime penale për drogë dhe dhunë fizike

Policia Rrugore e Fierit ka arrestuar shtetasin T. B., 67 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit. Arrestimi u bë gjatë një kontrolli rutinë në rrugët e qytetit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ndërkohë, Komisariati i Policisë Lushnjë ka nisur procedimin penal për shtetasin O. A., 25 vjeç, banues në fshatin Plyk, pasi gjatë një kontrolli fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar si kokainë. Në të njëjtën kohë, janë shpallur në kërkim shtetasit H. T., 22 vjeç dhe M. T., 23 vjeç, të cilët akuzohen se kanë sulmuar fizikisht një shtetas për motive të dobëta.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjithashtu, Stacioni i Policisë Patos ka nisur procedimin penal ndaj shtetasit M. H., 25 vjeç, banues në Patos, pasi gjatë kontrollit iu sekuestrua një sasi e vogël e dyshuar si cannabis sativa.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button