KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Policia vë në pranga 6 shtetas, mes tyre 3 të shpallur në kërkim

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka finalizuar një sërë veprimesh policore dhe hetimore, ku në pranga kanë rënë 6 persona, ndërsa 3 prej tyre ishin të shpallur në kërkim.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nga shërbimet e komisariateve të Policisë Fier dhe Mallakastër u kapën dhe u ndaluan:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”
  • B. H., 45 vjeç, banues në Drenovë, i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike, të asgjësuara nga Policia më datë 28.08.2025;
  • F. K., 47 vjeç, banues në Vidhishtë, i dënuar nga Gjykata me 8 muaj burg për vjedhje;
  • Një 17-vjeçar, banues në Fier, i dënuar me 1 muaj e gjysmë burg për largim nga vendi i qëndrimit.

Po ashtu, në vijim të aksidentit të ndodhur në fshatin Marinëz, ku një automjet përplasi një fëmijë 4-vjeçar, Policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e mjetit, I. K., 58 vjeç. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ndërkohë, në Fier u arrestuan në flagrancë:

Reklama në FieriWeb
  • L. K., 20 vjeç, banues në Lushnjë;
  • E. L., 41 vjeç, banues në Cakran;
    të cilët u kapën duke drejtuar motomjete pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare shpallën në kërkim avokaten K. K., 59 vjeçe, banuese në Lushnjë, e dyshuar për mashtrim me shumën e parave të një qytetareje, duke i premtuar përshpejtim të procesit të regjistrimit të pronës. Vijon puna për kapjen e saj dhe verifikimin e plotë të kallëzimit.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për:

  • Dh. D., 52 vjeç, nga Shën Pjetër, i dyshuar se për motive pronësie ka prishur gardhin e fqinjit;
  • A. M., 41 vjeçe, banuese në Fier, e dyshuar se ka djegur vegla pune të kunatit;
  • P. P., 19 vjeç, nga Krutja, i dyshuar se ka shqetësuar përmes telefonatave një 16-vjeçar.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme procedurale.

Related Articles

Back to top button