Fier: Prefekti Çuko mbledh drejtuesit vendor për të forcuar luftën kundër narkotikëve

Fier, 6 Shkurt 2025 – Prefekti i Qarkut Fier, Arben Çuko, ka mbledhur sot përfaqësuesit vendorë, drejtues të policisë dhe prokurorin e Fierit për të diskutuar mbi ridimensionimin e luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë takimit, Prefekti Çuko theksoi se kjo është periudha kur nisin tentativat për mbjelljen e narkotikëve, ndaj kërkoi angazhim maksimal nga të gjitha strukturat policore dhe njësitë vendore për të parandaluar këtë fenomen. Ai vuri në dukje se zonat më problematike mbeten ato kodrinore dhe pyjore, ku kërkohet kontrolle të vazhdueshme.
Ndërkohë, kreu i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Skënder Hitaj, deklaroi se strukturat e policisë, në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe institucionet ligjzbatuese, kanë bërë një punë të mirë parandaluese dhe goditëse. Sipas tij, gjatë vitit 2024 janë evidentuar tetë raste të kultivimit, nga të cilat pesë janë zbuluar me gjashtë autorë të identifikuar – pesë të arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë.
Hitaj gjithashtu nënvizoi se trendi i kultivimit të kanabisit ka ardhur në ulje nga viti në vit, me më shumë autorë të vënë përpara drejtësisë.
Autoritetet lokale dhe policia konfirmuan vijimin e kontrolleve të rrepta për të parandaluar çdo përpjekje për kultivimin e bimëve narkotike në territorin e qarkut Fier