KRONIKËSTAR CHANNEL
Fier – Procedim në gjendje të lirë për 75-vjeçarin që kanosi kryesekretaren e Gjykatës

Drejtoria Vendore e Policisë Fier bëri me dije se janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. H., 75 vjeç, banues në Fier.
Sipas Policisë, 75-vjeçari dyshohet se ka kanosur dhe fyer Kryesekretaren e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, pas shtyrjes së një seance gjyqësore.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme.




