AKTUALITETKRONIKË
Fier: Procedim penal për një 39-vjeçare dhe djalin e saj të mitur, u kapën me armë pa leje dhe thikë
Policia e Fierit ka nisur procedimin penal ndaj shtetases P. S., 39 vjeçe, dhe djalit të saj të mitur, 17 vjeç, pasi gjatë një kontrolli fizik ndaj të miturit, u gjet një mjet prerës (thikë). Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë, u zbulua një armë gjahu pa leje. Të dy objektet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor është duke punuar për të dokumentuar tërësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.