KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier: Procedohen penalisht 3 shtetas për zjarrvënie në Drenovë, Suk 2 dhe Frakull të Madhe

Policia e Fierit ka identifikuar dhe proceduar penalisht 3 persona të dyshuar si autorë të zjarrvënieve në fshatrat 📍Drenovë, 📍Suk 2 dhe 📍Frakull e Madhe.

Si rezultat i hetimeve të kryera menjëherë pas njoftimeve për vatra zjarri në këto zona, materialet procedurale janë referuar në Prokurori për shtetasit:

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”
  • E. V., 70 vjeç, banues në fshatin Drenovë
  • Xh. R., 59 vjeç, banues në fshatin Suk 2
  • R. Ç., 48 vjeçe, banuese në fshatin Frakull e Madhe

Nga hetimet rezulton se këta shtetas kanë ndezur zjarre në tokat e tyre për djegien e mbeturinave, të cilat më pas janë përhapur duke shkaktuar djegie të sipërfaqeve pyjore, vreshtave dhe pemëve frutore.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon qytetarët që të mos ndezin zjarre, as për pastrim tokash e as për asnjë qëllim tjetër, pasi përballen me ndëshkime sipas ligjit. Çdo rast zjarrvënieje ose paligjshmërie mund të denoncohet në numrin 112, me garanci për anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button