AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fier – Prokuroria sekuestron pasuri të paligjshme me vlerë 6 milionë euro, kërkohet godinë e re dhe staf i kualifikuar

Në analizën vjetore të punës së institucionit, Prokurori i Fierit, Elion Mustafaj, ka vënë në pah arritjet dhe sfidat me të cilat është përballur prokuroria gjatë vitit të kaluar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Mustafaj theksoi se, pavarësisht mungesave në trupën e prokurorëve dhe administratës, puna është zhvilluar në një nivel të kënaqshëm dhe në përputhje me udhëzimet e Këshillit të Ministrave dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Pavarësisht vështirësive, kemi arritur të sekuestrojmë pasuri të paligjshme në vlerë deri në 6 milionë euro – përfshirë banesa, hotele, automjete, ora luksoze dhe garazhe,” deklaroi Mustafaj.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ai bëri të ditur se janë hetuar edhe çështje penale që prekin sektorë të rëndësishëm si doganat, tatimet dhe institucione të tjera shtetërore. Një vëmendje e veçantë, sipas tij, i është kushtuar hetimeve të thelluara përmes metodave proaktive dhe ndjekjes së publikimeve mediatike.

Reklama në FieriWeb

Në përmbyllje të analizës, Prokurori i Fierit ngriti shqetësimin për mungesën e një godine funksionale për institucionin si dhe për nevojën urgjente të plotësimit të vendeve vakante me staf të kualifikuar, për të përballuar sfidat në rritje në fushën e drejtësisë.

Related Articles

Back to top button