KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier, punonjësi humb jetën në kantier pa leje – Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së për katër vepra penale

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona të dyshuar për katër vepra penale, pas një ngjarjeje të rëndë që i mori jetën një punonjësi ndërtimi.

Reklama në FieriWeb

Ngjarja ndodhi më 14 shtator 2024 në fshatin Suk 1, Njësia Administrative Strum, Bashkia Roskovec, ku shtetasi S.B. humbi jetën si pasojë e kontaktit me linjën e energjisë elektrike gjatë punës në një kantier ndërtimi pa leje. Sipas hetimeve, punimet kryheshin nga shtetasi E.D., i cili rezulton të ketë ndërtuar pa leje në një sipërfaqe prej 320 m² tokë bujqësore, pa marrë asnjë masë sigurie për mbrojtjen në punë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Prokuroria ka ngritur ndaj E.D. akuza për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” (neni 289/1), “Ndërtim të paligjshëm” (neni 199/a/4) dhe “Shpërdorim të tokës” (neni 199), duke theksuar se ndërtimi ishte i paligjshëm dhe në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e tokës bujqësore.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Në përfundim të hetimeve, përgjegjësi penale u konstatuan edhe ndaj dy punonjësve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Roskovec, përkatësisht kryeinspektorit E.Ç. dhe inspektorit S.M. Të dy akuzohen për “Shpërdorim detyre” të kryer në bashkëpunim (nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal), pasi kishin dijeni për ndërtimin pa leje, por nuk ndërmorën asnjë veprim për ta ndaluar apo për të zbatuar ligjin për ndërtimet e paligjshme dhe inspektimin e territorit.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Prokuroria e Fierit thekson angazhimin e saj për të çuar përpara drejtësisë çdo person që shkel ligjin dhe cënon sigurinë në punë apo zhvillon veprimtari ndërtimore në kundërshtim me rregullat ligjore, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button