AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fier – Reagon Sindikata pas arrestimit të CEO të Bankers Petroleum Albania: Kërkojmë transparencë dhe garanci për punonjësit

Pas arrestimit të CEO të kompanisë Bankers Petroleum Albania, Sindikata e Sektorit të Hidrokarbureve ka reaguar me një deklaratë zyrtare, ku shpreh shqetësimin dhe angazhimin për të mbrojtur interesat e punonjësve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në njoftimin e saj, sindikata bën me dije se po ndjek me vëmendje të plotë zhvillimet e situatës, duke theksuar se është e angazhuar të monitorojë çdo pasojë që mund të ndikojë në aktivitetin e kompanisë, të drejtat e punonjësve dhe stabilitetin e vendeve të punës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Sindikata do të vijojë të mbrojë interesat dhe sigurinë e çdo punonjësi, duke kërkuar transparencë të plotë nga institucionet përgjegjëse dhe drejtuesit e kompanisë”, thuhet në deklaratë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjithashtu, sindikata u bën thirrje të gjithë punonjësve të ruajnë qetësinë dhe të informohen vetëm nga burime zyrtare. Paralelisht, është paralajmëruar kërkesa për një takim urgjent me drejtuesit e kompanisë, për të garantuar vijimësinë e aktivitetit dhe përmbushjen e çdo angazhimi financiar e kontraktual ndaj stafit.

Reklama në FieriWeb

Sindikata ka njoftuar se çdo informacion i mëtejshëm do të bëhet publik në mënyrë zyrtare, sapo të ketë të dhëna të reja dhe të verifikuara mbi zhvillimet.

🔴 Njoftim

📌 Në lidhje me arrestimin e CEO të kompanisë Bankers Petroleum Albania, Sindikata e Sektorit Hidrokarbur po ndjek me vëmendje të plotë zhvillimet e situatës.

✅ Ne jemi të angazhuar të monitorojmë pasojat që këto ngjarje mund të kenë mbi aktivitetin e kompanisë, mbi të drejtat e punonjësve dhe mbi stabilitetin e vendeve të punës.

✊ Sindikata do të vijojë të mbrojë interesat dhe sigurinë e çdo punonjësi, duke kërkuar transparencë të plotë nga institucionet përgjegjëse dhe drejtuesit e kompanisë.

U bëjmë thirrje të gjithë punonjësve të ruajnë qetësinë dhe të mbeten të informuar vetëm nga burime zyrtare. Për çdo paqartësi lutemi të kontaktoni strukturat tona sindikale.

Një takim urgjent do të kërkohet me drejtuesit e kompanisë për të garantuar stabilitetin e aktivitetit dhe respektimin e çdo angazhimi financiar dhe kontraktual ndaj punonjësve.

📢 Çdo informacion i mëtejshëm do të bëhet i ditur në mënyrë zyrtare, sapo të kemi informacione të përditësuara dhe të qarta mbi zhvillimet.

Sindikata #Nafta #Punonjësit #Transparencë #Solidaritet

Related Articles

Back to top button