AKTUALITETFIERI YNË TVVIDEO

FIER/ Ruajtja e traditës. Artizania e Myzeqesë qëndis me dorë kostumet popullore

Anila Stefani nga Fieri, prej më shumë se 25 vitesh ka punuar si rrobaqepëse, por 15 vite më parë kuptoi që ajo ishte e zonja edhe si një artizane që qëndis me dorë rrobat popullorë të zonës së Myzeqesë.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Idenë për ndërtimin e këtyre kostumeve popullore me lindi nga një projekt mësimor që kishin vajzat në festat e nëntorit dhe ato të abetares. Dhe këtu lindi dëshira, në fillim imitim pastaj kaluam në origjinalitet.”– shprehet Anila Stefani.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Që të arrish të ruash traditën e kostumografisë, Anila thotë se duhet shumë durim dhe dashuri për historinë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Që të punosh një kostum popullor myzeqar arrin të paktën 30-45 ditë pune. Përparëset janë punuar me dorë, gjithashtu edhe shamia e kokës, jeleku dhe rrëket e ginës me shtiza. ” 

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Edhe pse të rinjtë nuk duan të qëndisin me dorë, veshjen e të kaluarës, janë po vetë ata që në ditën më të rëndësishme te jetës së tyre kërkojnë që të veshin rrobat që tregojnë origjinën.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

“Më shumë kanë filluar tani emigrantët të cilët duan të ruajnë traditën, pasi në aktivitet e tyre që bëjnë për festat e flamurit, apo dhe ditën e dasmës e duan një kostum të tillë. “

Çdo ditë Anila qëndis fustane dhe jelekë, duke ruajtur me besnikëri motivet dhe ngjyrat origjinale myzeqare, të cilat i stampon me molinetë e përzgjedhura me kujdes..

Related Articles

Back to top button