KRONIKËSTAR CHANNEL
Fier – Shkaktoi aksident në bypass-in e Fierit, arrestohet drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur
Një aksident rrugor është shënuar në bypass-in e Fierit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e ngjarjes, Policia ka arrestuar drejtuesin e njërës prej mjeteve, i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin D. M., 42 vjeç, banues në Pogradec, i cili, duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit, shkaktoi aksidentin me automjetin që drejtohej nga shtetasi I. L., 54 vjeç.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.




