Fier: Shpallet në kërkim pronari i magazinës ku shpërtheu zjarri në Ballsh
Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se në vijim të hetimeve lidhur me zjarrin që ra më 18 gusht 2024 në një magazinë në Ballsh, Komisariati i Policisë Mallakastër ka shpallur në kërkim pronarin e magazinës, shtetasin E. C., 39 vjeç. Sipas hetimeve paraprake, në magazinë janë gjetur disa depozita me mbetje nafte, të cilat kanë favorizuar përhapjen e flakëve.
Policia është në kërkim të shtetasit E. C., ndërsa materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 18.08.2024, për zjarrin e rënë në një magazinë në Ballsh, Komisariati i Policisë Mallakastër shpalli në kërkim pronarin e magazinës, shtetasin E. C., 39 vjeç, pasi në këtë magazinë janë gjetur disa depozita me mbetje nafte, të cilat kanë favorizuar flakët. Po punohet për kapjen e tij.