Fier, shtohen rastet e të helmuarve nga pickimi i merimangës dhe gjarpërinjve, shkak temperaturat e larta
Ngritja e temperaturave keto dite ka bere qe rastet e para te pickimeve nga insektet helmues te paraqiten ne spitalin Rajonal te Fierit
Kete e konfirmon vete mjeku toksikolog I ketij Spitali Lulzim Banushi .
Rastet -thote mjeku Banushi -kane qene te lehta kjo per vete faktin se ambjentet kane qene te fresketa , pra nuk ka qene vape qe te favorizoje ato ne pickimet e renda.
Por me kete rast ,duke patur rrezikshmerine larte te tyre sic jane raste e pickimeve te merimanges, ku fermeret ne qershor do te dalin ne teren ose dhe kane dale ne bujqesi po japim disa keshilla si te ruhen nga pickimet dhe kafshimet.
Kjo per arsye se zvaraniket ne kete sezon behen me agressive .
Flet mjeku toksilog Banushi ! Kush jane insektet me te rrezikshme ne bujqesi.
Vitin e kaluar ka patur shume raste nga keto pickime ne kete periudhe kryesisht nga kafshimet e merimangave, por edhe nga neperka , ndersa ka treguar kush jane zonat me rrezikshme nga keto pickime Jane zonat kodrinore me te rrezikshme si zona e Frakulles , Peshanit , Cakranit , te cilat kane me teper merimnga dhe zvaranike , ku kujdesi duhet te jete me I madh .Raste me vdekje nuk ka patur se nderhyrja ka qene ne kohen e duhur.
Gjithashtu mjeku toksikolog Lulzim Banushi shprejet se nga fermeret duhet patur kujdes edhe gjate sperkatjeve per dizefektim te tokave dhe bimeve se ka patur raste te intoksikimit aksidental nga avujt e lendeve helmuese.
/Kristaq Thana – FieriWeb.com