KRONIKËSTAR CHANNEL
Fier – Sot në Gjykatën e Fierit do të paraqiten 6 të akuzuarit për skemat piramidale online

Sot, rreth orës 08:30 të mëngjesit, në Gjykatën e Fierit pritet të dalin para trupit gjykues gjashtë shtetasit e arrestuar gjatë operacionit të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, në lidhje me skemat piramidale online në zonën e Divjakës dhe Lushnjes.
Në seancë do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Fierit për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarve. Procesi gjyqësor pritet të ndiqet me interes, pasi çështja ka marrë jehonë të gjerë pas zbulimit të mashtrimeve online dhe hetimet mund të shtrihen edhe ndaj personave të tjerë të përfshirë.




