KRONIKËSTAR CHANNEL
Fier – Sulm ndaj Policisë dhe BKH-së gjatë një operacioni në aksin Fier–Patos

Fier, 15 Prill 2025 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier–Patos, ku shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit dhe hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) janë sulmuar gjatë kryerjes së detyrës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20, kur disa persona goditën forcat operacionale dhe hetuesit për shkak të detyrës. Autorët janë identifikuar dhe janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.
Të gjitha veprimet hetimore po kryhen nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier, ndërsa pritet të ketë informacion të mëtejshëm mbi motivet dhe detajet e ngjarjes në vijim.