AKTUALITETFIERI YNË TV

FIER/ Të huajt plazh në Shqipëri pa nisur sezoni! Rrëfejnë ‘sekretet’ pse rekomandojnë Darëzezën


Bregdeti i Darëzezës ne Fier në këto ditë të fundit prilli po vizitohet në masë nga turistë të huaj. Nga vendi ynë kanë mbetur të habitur, e ajo çka u ka bërë më tepër përshtypje është mikpritja dhe ushqimi.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sezoni turistik nuk është çelur ende në vendin tonë, por turistët e huaj nuk kanë ngurruar të frekuentojnë bregdetin e Darëzezës në Fier.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Të ardhur kryesisht nga Anglia e Gjermania, ata kanë mbetur të mahnitur nga natyra shqiptare, ushqimi e mikpritja.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Kam ardhur këtu prej Anglisë, po kaloj një kohë fantastike. Koha është me te vërtetë me diell çdo ditë; ushqimi është i shkëlqyer, i freskët, gjithçka ka shije te shkëlqyeshme; vendasit janë shume miqësorë dhe është me të vërtetë e lehtë për turistët të jenë këtu, sepse të gjithë flasin anglisht. Rekomandoj të vini këtu me pushime, është një udhëtim i shkurtër nga Britania e Madhe, dhe do të kaloni një kohe të shkëlqyer”, tha anglezja Nancy Piligrim.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”
Moti me diell pjesën më të madhe të vitit, është një tjetër arsye për të cilën ata thonë se Shqipëria ia vlen të vizitohet. 

“Vendi është i bukur, njerëzit janë miqësorë, ushqimi është i mahnitshëm. Na u deshën 2 ore për të ardhur këtu, kështu që, me të vërtetë jam i kënaqur, është shumë mirë, ua rekomandoj”, tha Lyndon Allan.

Bregdeti i Darëzezës është një ndër plazhet ende është i paprekur nga ndërtimet masive. Në të gjendet një hapësirë e madhe rëre, që vitet e fundit nuk po shfrytëzohet vetëm nga vendasit, por dhe pushues nga e gjithë Shqipëria e bota.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button