KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier: Thyerje mase sigurie, konflikt për motive të dobëta dhe dh*në ndaj ish-partneres

Drejtoria Vendore e Policisë Fier bën me dije se, si rezultat i punës së shërbimeve të Komisariateve në Lushnjë, Fier dhe Divjakë, janë evidentuar dhe proceduar tre raste të veprave penale në qarkun Fier.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në Lushnjë, është arrestuar në flagrancë shtetasi G. H., 56 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, pasi ka refuzuar t’i bindet urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin me të cilin po lëvizte, ndonëse ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, në Fier ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit Dh. M., 63 vjeç, banues në fshatin Daullas, i cili dyshohet se është përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me një 52-vjeçar.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin S. D., 26 vjeç, banues në Divjakë, i dyshuar për ushtrim dhune ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Reklama në FieriWeb

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.

Related Articles

Back to top button