AKTUALITETSTAR CHANNEL
Fier: Tradita e bostanit vazhdon me sukses nga familja Troka në Frakull

Frakull, Fier – Safet dhe Ermal Troka, baba e bir me mbi 25 vite përvojë në bujqësi, po vazhdojnë me përkushtim traditën e kultivimit të bostanit në zonën e Frakullës.
Për sezonin aktual, ata kanë mbjellë 30 dynym tokë me sharqi, si në sera ashtu edhe në fushë të hapur, me një pritshmëri prodhimi prej rreth 450 tonësh, kryesisht për eksport në tregun e jashtëm.
Kjo sipërmarrje familjare është një shembull i qartë i qëndrueshmërisë dhe punës së palodhur në sektorin bujqësor, duke mbajtur gjallë një traditë që për dekada ka qenë burim jetese për qindra familje në zonën e Frakullës.
Bostani, jo vetëm si kulturë bujqësore por edhe si simbol i identitetit dhe rezistencës lokale, mbetet një ndër krenaritë e bujqësisë fierake.




