KRONIKËSTAR CHANNEL

FIER-U kap duke u kujdesur për bimët narkotike në brigjet e përroit, arrestohet në Vlosh 59-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Koordinata”, kanë vijuar me kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi F. R., 59 vjeç, banues në fshatin Vlosh, Roskovec. Ai u konstatua duke u kujdesur për 22 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të kultivuara në një zonë pranë përroit të fshatit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërkohë që materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Policia e Fierit siguron qytetarët se kontrollet në terren do të vijojnë pandërprerë në të gjithë qarkun, në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button