AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fier – Urgjencat të mbingarkuara, dhjetëra të rinj përfundojnë në spital nga konsumimi i tepërt i alkoolit në dy ditët e para të vitit

Dy netët e para të vitit të ri janë shoqëruar me një fluks të lartë paraqitjesh në urgjencat e spitaleve të Fierit dhe Lushnjës, kryesisht nga të rinj që kanë konsumuar alkool në sasi të tepërta.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Vetëm në Fier, gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe asaj të datës 1 janar, në urgjencën e Spitalit Rajonal janë paraqitur rreth 30 shtetas, kryesisht adoleshentë dhe të rinj, me simptoma të intoksikimit nga alkooli. Burime nga urgjenca bëjnë me dije se të gjithë pacientët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas janë larguar nga spitali.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Festimet e Vitit të Ri kanë sjellë gjithashtu edhe incidente me lëndë piroteknike. Tre të rinj janë trajtuar në spital pasi kanë pësuar djegie, ndërsa nga fishekzjarrët janë dëmtuar edhe dy automjete në lagjen “Kastriot” në Fier.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ndërkohë, ndërrimi i viteve në maternitetin e Fierit është shoqëruar me lajme të gëzueshme, ku janë shënuar dy lindje. Foshnja e parë, një djalë, ka ardhur në jetë vetëm 5 minuta pas mesnate, ndërsa foshnja e dytë rreth orës 00:25.

Reklama në FieriWeb

Në Fier, ardhja e vitit të ri u prit me shfaqje dhe koncert në sheshin qendror të qytetit, ku qindra qytetarë festuan pavarësisht temperaturave të ulëta, të cilat zbritën deri në -5 gradë Celsius.

Related Articles

Back to top button