AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fier/ Vazhdojnë verifikimet e dëmeve nga përmbytjet, niveli i lumit Seman mbetet shqetësues

VIDEO

Procesi i verifikimit të dëmeve në banesat e përmbytura në Bashkinë Fier ka nisur që prej ditës së djeshme dhe do të vijojë edhe gjatë ditëve në vijim. Grupet e punës në terren po evidentojnë dëmet e shkaktuara nga uji në banesa, orendi dhe infrastrukturë, një proces që autoritetet vendore e konsiderojnë kompleks dhe me kohëzgjatje.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në një prononcim për mediat, nënkryetari i Bashkisë Fier, Nusret Avdullai, theksoi se verifikimi i dëmeve kërkon bashkëpunim të ngushtë me banorët dhe apeloi për ndryshimin e qëndrimeve dhe ndërgjegjësim më të madh, sidomos gjatë njoftimeve paraprake për rrezikun. Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’u përgjigjen paralajmërimeve për evakuim, të cilat nuk bëhen rastësisht, por bazohen në vlerësime reale të rreziqeve, për të shmangur situata të rrezikshme për jetën dhe pronën.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, situata në lumin Seman mbetet problematike, pasi niveli i ujit vijon të jetë i lartë. Në zonë ka qenë i pranishëm edhe Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili ka inspektuar gjendjen dhe u ka garantuar banorëve mbështetje të menjëhershme. Ministri ka premtuar sigurimin e bazës ushqimore për familjet e prekura, si dhe transferimin e bagëtive në ambiente më të sigurta, konkretisht në tregun e gjësë së gjallë në Fier.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Nënkryetari Avdullai bëri të ditur gjithashtu se prurjet e lumit Seman pritet të kenë tendencë rritjeje pas mesditës, duke e bërë situatën edhe më delikate. Për këtë arsye, strukturat vendore dhe emergjencat civile po mbajnë situatën nën monitorim të vazhdueshëm dhe janë në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme, nëse do të jetë e nevojshme.

Reklama në FieriWeb

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të informuar, të respektojnë udhëzimet zyrtare dhe të shmangin zonat e rrezikuara deri në përmirësimin e situatës.

Related Articles

Back to top button