KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Vetëm 8 vite burg për autorin e dhunës që solli vdekjen e 80-vjeçarit, familjarët të tronditur: “Ky vendim është një tallje me fatkeqësinë tonë”

Pas 9 muajsh nga ngjarja tragjike në fshatin Povelçë të Fierit, Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar me 8 vite burg Ilir Nukajn, autorin e dhunës që çoi në vdekjen e 80-vjeçarit Namik Rustemi. Vendimi ka tronditur familjarët, të cilët e cilësojnë si një “padrejtësi të rëndë” dhe paralajmërojnë apelimin e tij.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ngjarja ndodhi pas një konflikti banal në dyqanin ushqimor të familjes Rustemi, ku Ilir Nukaj, sipas dëshmive, kërkoi të blinte birra, por u refuzua nga 80-vjeçari. Më pas, ai ushtroi dhunë të ashpër ndaj çiftit të moshuar, duke lënë pas pasoja fatale për burrin dhe trauma të thella për gruan.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”
viktima Namik Rustemi

78-vjeçarja Ajdine Rustemi, mes lotësh, rrëfen momentet tragjike dhe shprehet e tmerruar për sigurinë e familjes së saj nëse autori rikthehet në komunitet. Sipas saj, Ilir Nukaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, çka e bën edhe më shqetësues vendimin e dhënë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Nuk ishte mosha që ia mori jetën burrit tim, por dhuna barbare që ai përjetoi atë ditë. Ky vendim është një tallje me fatkeqësinë tonë,” – shprehet ajo.

Reklama në FieriWeb

Të afërmit tregojnë se menjëherë pas shpalljes së vendimit, mbesa e viktimës është përplasur me derën kryesore të gjykatës në gjendje shoku, duke pësuar lëndime fizike.

Familja Rustemi i bën apel institucioneve të drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme të rishikojnë çështjen dhe të japin një vendim të drejtë, që nuk fyen kujtimin e të ndjerit dhe nuk rrezikon jetën e të mbijetuarve.

Related Articles

Back to top button