Fier – Vidhet një telefon në dyqanin “Gold Flowers” pranë Bar Rinisë, kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e autorit

Një rast vjedhjeje është regjistruar së fundmi në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e dyqanit “Gold Flowers”, pranë Bar Rinisë, ku një shtetas ende i paidentifikuar ka marrë një telefon pa lejen e pronarit dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Momentet e vjedhjes janë kapur nga kamerat e sigurisë të vendosura në dyqan, ku shfaqet qartë fytyra dhe veprimet e autorit të dyshuar.
Stafi i dyqanit i bën thirrje personit që ka marrë pajisjen që ta kthejë menjëherë telefonin, përndryshe rasti do të referohet pranë organeve të rendit për ndjekje të mëtejshme ligjore.
Po ashtu, çdo person që ka informacion mbi identitetin apo vendndodhjen e tij, mund të kontaktojë në numrin: 0696569889.
“Gold Flowers” falënderon qytetarët për çdo ndihmë apo informacion të vlefshëm në këtë rast.




