Fier/ Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin G. I., 67 vjeç, banues në Patos, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka përplasur një këmbësore, shtetasen E. O., 45 vjeçe, banuese në Zhupan, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin D. Gj., 30 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet me anë të mashtrimit i ka marrë një sasi malli shtetasit M. B., 33 vjeç dhe nuk ka bërë pagesën për mallin që ka marrë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 15 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan 6 doza me lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi shtetasi B. R., 72 vjeç, banues në Damës, Mallakastër, duke peshkuar në anë të lumit Vjosa, ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.