KRONIKË

Fier/ Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.


Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pasagjerin në automjetin që drejtonte 21-vjeçari, shtetasin H. Ç., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. E., 22 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet një sasi fishekësh arme gjahu që posedoheshin pa leje.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, me pasojë vdekjen e një pacienti që po transportohej me autoambulancë, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan 2 drejtuesit e automjeteve (kamion dhe autoambulancë) të përfshirë në këtë aksident, shtetasit L. Gj., 31 vjeç dhe F. R., 54 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 37 vjeç, banues në Berat, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button