AKTUALITETKRONIKË

Fier/ Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Duelim Kamberaj, 49 vjeç, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Në vitin 2017, ky shtetas ka dëmtuar me mjet prerës (sëpatë), shtetasin O. M..

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 45 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas 34 vjeç.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. H., 26 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli fizik iu gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe një grirëse plastike.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. Z., 23 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka fyer nëpërmjet rrjeteve sociale, një shtetase 20 vjeçe.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. Ç., 56 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, në subjektin e tij, pa leje;

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

-S. H., 19 vjeç, banues në Kolonjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte, një shtetas 14 vjeç;

-D. B., 37 vjeç, banues në fshatin Çukas i Ri, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button