AKTUALITETSTAR CHANNEL
Fier – Vijon lirimi i hapësirave publike në funksion të projekteve infrastrukturore

Bashkia e Fierit ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme, si pjesë e angazhimit për zbatimin e projekteve infrastrukturore që po financohen nga vetë Bashkia.
Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi, tha se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj ndërtimeve apo zaptimeve pa leje, ndërsa theksoi se qëllimi është krijimi i një qyteti më të sistemuar, funksional dhe në shërbim të qytetarëve.
“Vazhdojmë punën për lirimin e hapësirave publike. Ky është një proces i domosdoshëm për zhvillimin urban të qytetit dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët”, u shpreh Subashi.




