KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Vijon operacioni antikanabis “Koordinata”, zbulohet parcelë me 190 bimë narkotike në fshatin Çipllakë, arrestohet autori

Në vijim të planit operacional policor të koduar “Koordinata”, strukturat e Policisë së Fierit kanë goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Falë kontrolleve intensive dhe hetimeve të kryera me metoda proaktive, në një sipërfaqe të mbuluar me shkurre në fshatin Çipllakë, njësia administrative Libofshë, u zbuluan 190 bimë të dyshuara si Cannabis Sativa, të kultivuara në mënyrë të fshehtë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pas veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi L. T., 41 vjeç, si autor i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale. Bimët narkotike ishin mbjellë në një zonë të pyllëzuar, me qëllim shmangien e zbulimit nga strukturat e rendit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie në vendngjarje, nën mbikëqyrjen e Policisë.

Reklama në FieriWeb

Operacioni “Koordinata” vijon me intensitet në të gjithë territorin e qarkut Fier, në funksion të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së kultivimit të kanabisit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme ligjore.

Related Articles

Back to top button