AKTUALITETKRONIKË
Fier/ Vijon Operacioni i Koduar “Tranzit”: Kapet Një prej të Kërkuarve për Trafikim Emigrantësh
Fier, 27 Korrik 2024 – Sektori për Hetimin e Trafiqeve i DVP Fier ka kapur dhe ndaluar njërin prej tre shtetasve të shpallur në kërkim në janar 2024 për trafikimin e 11 emigrantëve.
Në kuadër të operacionit “Tranzit”, është arrestuar shtetasi K. N., 56 vjeç, banues në Patos. Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Policia po vijon përpjekjet për kapjen e dy shtetasve të tjerë, bashkëpunëtorë të shtetasit K. N., të shpallur në kërkim. Këta shtetas, në janar 2024, transportonin emigrantë nga vendet e treta kundrejt pagesave, me qëllim kalimin ilegal të kufirit.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.