Fier – Vijon operacioni “Koordinata”/ Asgjësohen 1000 bimë kanabis në Povelçë, kapet autori në flagrancë

Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Povelçë, në një zonë pranë kanaleve kulluese, u gjetën dhe u asgjësuan 1000 bimë narkotike të dyshuara si kanabis. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Në vendngjarje u kap në flagrancë shtetasi E. Gj., 48 vjeç, banues në Pojan, teksa po kujdesej për bimët narkotike. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë, 2 krehëra dhe 14 fishekë luftarak.
48-vjeçari u arrestua për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”. Ndërkohë, u procedua penalisht edhe babai i tij, shtetasi E. Gj., 77 vjeç, i dyshuar si i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Operacioni vijon me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
📞 Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin 112 ose në Komisariatin Digjital.




