Fier/ Vijon operacioni policor antidrogë i koduar “Hamil” vihet në pranga 32-vjeçari nga Fieri (EMRI)
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor antidrogë i koduar “Hamil”.
Në kuadër të këtij aksioni u arrestua shtetasi Nehat Rizvani i cili më parë ishtë shpallur në kërkim nga Policia e Fierit.
Njoftim i Policisë Fier:
Shkon 3 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar më datë 21.12.2022.
Drejtonte automjetin “Audi Q7”, me të cilin po transportoheshin 3 thasë me 85 kg cannabis sativa, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari i shpallur në kërkim.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër operacionit policor antidrogë të koduar “Hamil”, të zhvilluar më 21 dhjetor 2022, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit të shpallur në kërkim N. R., 32 vjeç, banues në Hamil.
Nga këto veprime dyshohet se 32-vjeçari drejtonte automjetin “Audi Q7” që u ndalua nga shërbimet e Policisë, gjatë transportimit të 3 thasëve me 85 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Gjatë zhvillimit të operacionit policor antidrogë të koduar “Hamil”, u arrestuan shtetasit A. T. dhe V. R., përkatësisht pasagjer në këtë automjet dhe pronari i automjetit, si dhe u sekuestrua sasia e lëndës narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.