KRONIKËSTAR CHANNEL

FIER/ Vr*u 80 vjeçarin se nuk i shiti birra, Ilir Nukaj dënohet me 8 vite burgim. Mbesa e viktimës, godet e thyen një xham të gjykatës

Vrasja e Namik Rustemit, e kryer në 13 Tetor 2024 në fshatin Povelçë të Fierit,ka sjellë ditën e sotme dënimin me 12 vite burgim të autorit të krimit, Ilir alias Ledjan Nukaj.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

80-vjecari Rustemi është dhunuar në ambjentet e dyqanit të tij, pasi ai dhe bashkëshortja e tij 77-vjeçare nuk kanë pranuar ti shisnin birra, autorit të krimit Ilir Nukaj.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Për shkak të dhunës së krijuar, Namik Rustemi, ka gjetur vdekjen disa ditë më vonë në spital, ndërsa policia arrestoi Ilir Nukaj, duke e akuzuar për akuzën e “Vrasjes me dashje”.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gati një vit nga ngjarja e rëndë, prokuroria e Fierit mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen për gjykim me të pandehur Ilir Nukaj.Ky i fundit pranoi akuzën dhe shfaqi pendesë para gjykatës, duke hyrë me procedurë të shkurtuar në këtë gjykim.

Reklama në FieriWeb

Ditën e sotme gjykata e Fierit ka vendosur ta deklarojë fajtor dhe dënojë me 12 vite burgim, Ilir Nukaj, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar ndaj tij u dha me 8 vite burgim.

Ky vendim nuk i pëlqeu famijarëve të viktimës që ishin të pranishëm në procesin gjyqësor, ku gjatë momentit të daljes nga gjykata, mbesa e viktimës Namik Rustemi, në shenjë proteste goditi me forcë duke thyer një xham të gjykatës së rrethit Fier.

Related Articles

Back to top button