FIER/ Zhduket 63-vjeçari nga Berati, dyshohet se është mbytur në lumin Vjosë pranë fshatit Kashishtë.

Prej dy ditësh, 63-vjeçari Ëngjëll Kanani nga Berati rezulton i zhdukur dhe dyshohet se është mbytur në ujërat e lumit Vjosë. Lajmi është bërë i ditur pas një kallëzimi në polici nga shoku i tij, 64-vjeçar, i cili peshkonte me të në zonën e Kashishtit.
Sipas banorëve të zonës, dy peshkatarët peshkonin rregullisht në Vjosë. Ditën e ngjarjes, ata u ndanë për të peshkuar në vende të ndryshme dhe kishin caktuar një takim rreth orës 14:30, i cili nuk u realizua. Aleksandër Rakipi, një banor i fshatit Kashisht, ka deklaruar se 63-vjeçari vuante nga zemra dhe dyshohet se mund të ketë rënë në lumë, i cili konsiderohet i rrezikshëm për ata që nuk e njohin mirë.
Policia, në bashkëpunim me polumbarët e Reneas, po vijon kërkimet jo vetëm përgjatë rrjedhës së lumit, por edhe në zonat përreth Kashishtit dhe Kafarajt. Ndërkohë, familjarët dhe banorët e zonës mbeten në ankth për gjetjen e tij.
63-vjeçari, baba i dy fëmijëve, kishte tre vite që peshkonte në lumin Vjosë. Kërkimet intensive pritet të vazhdojnë deri në gjetjen e tij.