KRONIKËSTAR CHANNEL

FIER/ Zhduket peshkatari, dyshohet se është mbytur në ujërat e lumit Vjosë, vijojnë kërkimet nga Polumbarët e RENEA-s

Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi Sh. S., 64 vjeç, banues në Berat.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas deklaratës së tij, më datë 16 janar 2025, ai ishte duke peshkuar në lumin Vjosë, në fshatin Kashishtë, së bashku me shokun e tij, shtetasin E. K., 63 vjeç, gjithashtu banues në Berat. Pas këtij momenti, 63-vjeçari ka humbur kontaktet dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia dhe ekipet e Polumbarëve të RENEA-s po vijojnë kërkimet në zonë për gjetjen e shtetasit të zhdukur. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Hetimet janë në vijim dhe autoritetet mbeten të angazhuara për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button