KRONIKËSTAR CHANNEL
Fier – Zjarr i madh pranë hekurudhës, digjen trarë druri, tymi mbulon qytetin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë pasdite një sasi trarësh druri pranë hekurudhës Fier–Vlorë.
Bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme druresh të përdorura për hekurudhën, të cilat kanë marrë flakë duke shkaktuar shtellunga të mëdha tymi që kanë mbuluar qytetin e Fierit dhe zonat përreth.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por dyshohet se mund të bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse dhe efektivët e repartit të Fierit, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.




