KRONIKËSTAR CHANNEL
Fier – Zjarr në Urën e Daullasit, rrezikohen kabujt elektrikë dhe rrjetet e komunikimit

Një situatë e rrezikshme është shënuar sot në Urën e Daullasit në Fier, ku banorë të zonës dyshohet se kanë vënë zjarr gomave pranë rrugës. Flakët dhe tymi i dendur kanë përfshirë një zonë të mbushur me bimësi, duke rrezikuar linjat e energjisë elektrike, kabujt e internetit dhe rrjetet kabllore që kalojnë nëpër të njëjtën zonë.
Në vendngjarje ka ndërhyrë menjëherë zjarrfikësja, ndërsa zjarri ndodhet pranë urës dhe afër linjave të tensionit, duke shtuar shqetësimin për pasoja më të rënda.
Policia dhe shërbimet zjarrfikëse po hetojnë mbi autorët dhe arsyet e këtij veprimi të rrezikshëm.




