KRONIKËVIDEO

Fieraku vjedh makinën si nëpër filma në Vlorë/ E reja e lë “Range Rover-in” ndezur dhe hyn të blejë në market, ia vjedhin brenda sekondave. Policia kap autorin në autostradë (Pamje nga arrestimi)

Vodhi automjetin e një shtetaseje dhe u largua me shpejtësi, kapet pas disa minutash ndjekjeje nga Policia, 25-vjeçari.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe ato të Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të Qarkullimit Rrugor menjëherë pas kallëzimit për vjedhjen e një automjeti, në lagjen “10 Korriku”, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u identifikua autori i vjedhjes së automjetit, shtetasi F. G., 25 vjeç, banues në Fier.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Ky shtetas, pasi ka vjedhur automjetin tip “Range Rover”, në pronësi të shtetases J. P., në lagjen “10 Korriku”, është larguar me shpejtësi, në dalje të qytetit.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të këtij shtetasi dhe pas disa minutash, në autostradën Vlorë-Fier, kanë bërë të mundur kapjen e tij.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Automjeti i vjedhur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅

Related Articles

Back to top button