“Fieri, kryeqyteti i socialistëve”, Rama: Në këto vite i dhamë dinjitet flamurit kuqezi

Kryeqytetin e socialistëve e konsideroi kryesocialisti Rama Fierin, qytet ky mbylli këtë të mërkurë fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
“Është një pamje fanstatike këtu dhe do ishte bukur shumë të shihni atë që shh unë tani. Është det sic tha Zegjineja një det kuqezi dhe nuk ka si të jetë ndryshe, Tirana është kryeqyteti I Shqipërisë, Fieri është kryeqyteti I socialistëve. Kur kemi nisur këtë rrugë ky shesh nuk ekzistonte, përkundrazi ishte problemi I kthyer në plagë, Gjanica e bllokuar që mblidhte plehrat dhe derdhte llumrat në rrugët e Fierit.
Dhe ashtu sikundër ne e kthyem Gjanicën nga një plagë në një vlerë dhe në një kartolinë krenarie për këtë qytet ashtu ne e kthyem të gjithë organizmin të Shqipërisë nga një plagë e hapur në një emër që na bën krenarë kudo ku shkojmë nëpër botë. Nuk e ulim më kokën nuk kemi më zor të themi jam shqiptar, nuk kemi më asnjë vështirësi përkundrazi jemi të kënaqur të tregojmë për vendin tonë. Gjithmonë e më shumë njerëz vijnë në vendin tonë, duan të dinë për vendin tonë.
Në këto vite, ne kemi bërë shumë gjëra, por gjëja e gjërave ka qenë dinjiteti që I kemi dhënë flamurit kuq e zi që deri dje e valëvisnin me krenari vetëm në stadium po nuk e shihnim gjëkundi të qëndronte mes flamujve të tjerë si i baravartë. Ky flamur ishte flamuri që udhëhoqi tryeza të mëdha ndërkombëtare’-tha Rama.