AKTUALITETSTAR CHANNEL
Fieri ndez dritat e Pemës së Festave, kryebashkiaku Subashi uron qytetarët për Vitin e Ri
Në qendër të qytetit të Fierit, mbrëmjen e 6 dhjetorit, u zhvillua ceremonia tradicionale e ndezjes së dritave të Pemës së Festave, duke sjellë një atmosferë magjike për banorët. Ngjarja festive u shoqërua nga një spektakël fishekzjarresh dhe aktivitete argëtuese për fëmijët.
Kryebashkiaku Armando Subashi, në fjalën e tij, uroi një vit të ri të bardhë, të mbarë dhe të begatë për të gjithë qytetarët, duke nënvizuar rëndësinë e këtij momenti si një simbol bashkimi dhe gëzimi.
Dekorimet e këtij fundviti ishin më të larmishme, duke veshur qytetin me një atmosferë të veçantë festive. Si në vitet e kaluara, opozita mungoi në këtë aktivitet, ndërsa qytetarët, veçanërisht fëmijët, i shijuan pafund momentet festive.